Pushtetarët socialistë do të përpiqen të krijojnë destabilizim në vend deri në zgjedhjet lokale. Kështu ka deklaruar sot Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Ridvan Bode i cili u shpreh se dhuna dhe terrori që ka nisur kundër demokratëve ka për qëllim manipulimin e zgjedhjeve të ardhshme.
" Zhvillimi i fushatës elektorale në muajt që vijnë do të jetë një përpjekje e vazhdueshme për të mbajtur në stabël vendin, për të provokuar popullsinë, për të terrorizuar opinionin publik me synimin e vetëm se ata nuk kanë argument tjetër elektoral përpara zgjedhësve veç terrorizimit të mendimit opozitar në manipulimin e procesit zgjedhor. Ne i bëjmë thirrje qeverisë, shtetit të sotëm që të heqë dorë nga kjo strategji sepse përndryshe do të përballet me qëndresat e demokratëve dhe me reagimin e partive politike."
Demokratët kanë protestuar përsëri për situatën e krijuar në Kurbin. Deputeti Pal Dajçi ka kërkuar largimin e shefit të Komisariatit të Laçit. Sipas Dajçit shefi i policisë i cili u mor peng disa javë më parë është njeri i papërgjegjshëm që e ka dërguar Partia Socialiste për destabilizim. Sipas drejtuesve të lartë të Partisë Demokratike kjo parti përkrah forcat e policisë për vendosjen e rendit por denoncon përdorimin e dhunës për motive politike.
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/