Qendrat e kurseve profesionale kanë filluar punën që nga data 1 qershor, nën masa të rrepta të sigurisë për të penguar përhapjen e koronavirusit.
Zëvendësministrja e Financave dhe Ekonomisë, Dajna Sorensen ishte në Qendrën Rajonale Nr. 1 të Formimit Profesional në Tiranë për të parë nga afër rifillimin e procesit të mësimdhënies, pas ndërprerjes për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid ? 19, si dhe në kuadër të zbatimit të rregullave për distancimin social dhe masat higjeno-sanitare të miratuara.
"Kemi vëzhguar pak procesin e rifillimit të kurseve profesionale. Qendrat janë hapur në 1 qershor dhe përpara se ato të hapeshin ne siguruam që të gjithë protokollet të ishin të vendosura dhe për të garantuar që të gjithë ata që vijnë ndjekin kurse të jenë të sigurt. Numri i kursantëve është reduktuar ndjeshëm ku vetëm gjysma e kursantëve janë në secilin klasë", tha Sorensen.
1,522 kursantë po zhvillojnë kurset profesionale në 10 qendrat e vendit, duke u asistuar në çdo aspekt të proces mësimor nga një staf profesional instruktorësh. Ndërsa kryeministri Rama thotë se për të gjithë të papunët punëkërkues këto kurse ofrohen falas, pa asnjë pagesë.