Report TV - Rama video për paketën e tretë: Mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e Bashës

2020-06-11 0

TIRANE-Kryeministri Edi Rama ka ripostuar një video të publikuar nga Partia Demokratike, që e akuzon se nuk miratoi paketën e tretë për individët dhe biznesin mes 20 dhe 25 majit sikur kishte premtuar. Por kreu i qeverisë sqaron se në 13 prill theksoi se paketën e tretë do ta miratonte duke parë dinamikën.

"Mjafton të nxjerrësh gjysmën e një fraze të vërtetë nga goja e tjetrit, për të përhapur një gënjeshtër të madhe ndaj tij!Gjysëm të vërtetat gënjeshtrat më të mëdha. Që të ruheni prej tyre mos i gëlltisni kurrë pa përtypur produktet e LBPD & Co.Në fund të majit Shqipëria u rihap dhe u rikthye në normalitet. Pagesat vazhdojnë dhe do të mbyllen 100% për afro çerek milionë punonjës" thotë Edi Rama.