Rastet me koronavirus në vendin tonë vazhdojnë të rriten. Në 24 orët e fundit janë shënuar 44 raste pozitive me COVID-19, një më shumë se një ditë më parë.Ndërkohë një 59 vjeçar ka humbur jetën.
4 persona në Durrës, anëtarë të një familje kanë rezultuar pozitiv me covid-19 gjatë 24 orëve të fundit.
Burim i infektimit të tyre është bërë njëri nga anëtarët, që kishte ardhur në Tiranë dhe më pas ka infektuar dhe 3 pjesëtarët e tjerë të familjes.Në Lushnje janë regjistruar 2 raste të reja me covid në 24 orët e fundit. Sipas burimeve të Report Tv, të dy personat kanë qenë shkruar në QSUT në Tiranë, ku mendohet se kanë marrë dhe virusin.