Sanije Desku ka qenë mami gjatë luftës së Kosovës. Dy dekada më parë ajo ka ndihmuar rreth 100 gra të lindin fëmijët e tyre. Shumë lindje ajo i ka ndihmuar, kur forcat serbe bombardonin fshtatrat e rrethinës së Malishevës. Në një intervsitë në ??Rreze Dielli??, ajo tregoi për këto përjetime të saj gjatë luftës dhe ndihmën e pacmuar që I ka dhënë grave shtatzanë.
?? Atë periudhë e kujtoj me frikë se hyra në forcat policore serbe, shkuam së pari në një fshat në Komunë të Malishevës pastaj kur u rrezikuam aty, u desh me dal nëpër male?? shprehet Sanije Desku.
Ajo ndër të tjera thotë se për shkak të luftës I është dashur të largohet nga shtëpia e saj, duke u larguar në disa fshatra të tjera, por edhe atje nuk ishin të sigurtë, në mes të natës Sanija bashkë me fëmijët e saj largohet drejt maleve. Mirëpo edhe në këto kushte të vështira, ajo e vazhdoi profesionin e saj, duke ndihmuar shumë nëna të sillnin në jetë fëmijët e tyre.