Ora News - Tiranë: Shpërthen lënda plasëse në një lokal në orën 03:30 të mëngjesit

2020-06-11 5

#tvora #rtvoranews
Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur gjatë natës, tek rruga ''Dëshmorët e 4 shkurtit'' në Tiranë.

Një lokali i është vendosur lëndë plasëse e cila ka shpërthyer në orën 03:30.

''Më datë 11.06.2020, rreth orës 03.30 të mengjësit, në lokalin në pronësi të shtetasit A.K., në rrugën "Deshmoret e 4 shkurtit" ka shpërthyer një sasi e dyshuar si lëndë plasese'', informon policia.

Si pasojë e shpërthimit nuk ka asnjë të shtetas të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Ndërkohë, mësohet se lokalit i është vënë një sasi rreth 100 gramë tritoli.

Si pasojë e shpërthimit ka pasur dhe dëmtime në bizneset e tjera përreth.

Situata ka krijuar një panik te banorët të cilët jetojnë te pallati ku ndodhet te lokali.

Sipas informacioneve të policisë, lokali është në pronësi të Arben Koçollarit i cili nuk rezulton me probleme. Pista që po heton policia deri në këtë momente dyshohet se tritoli mund të jetë vënë për shkak të konkurencës.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/tirane-shperthen-lenda-plasese-ne-nje-lokal-ne-oren-0300-te-mengjesit

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/6YIGWVGz_fg

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Free Traffic Exchange