Operacionet e policisë për të evidentuar parcela me kanabis sativa ka vijuar me dron në zonën e Dibrës. Policia thotë se gjatë kontrollit të territorit janë angazhuar 50 punonjës policie dhe dy dronë, por nuk janë evidentuar raste të tentativës së kultivimit të lëndëve narkotike.
Por përveç kontrolleve në zonat e thella malore dhe në fshatra, efektivët e policisë kanë ushtruar kontrolle edhe me këmbë në lagjet e qyteteve të qarkut Dibër.
Sipas policisë në lagjen "Gjeologu", në Bulqizë u konstatua një rast i kultivimit të kanabisit, dhe u arrestua shtetasi S. T., 31 vjeç, pasi në oborrin e banesës së tij u gjetën të kultivuar disa fidanë narkotikë.
Kontrolli i territorit do të vijojë çdo ditë, duke kontrolluar dhe në zonat më të thella, falë përdorimit të flotës së dronëve dhe helikopterëve.