Arkiva Lajme - Tv Klan 2000
Trupi gjykues në Gjykatën e Faktit në Tiranë, i cili ka shqyrtuar superçështjen e ish-bossit të VEFA-s Alimuça, ka deklaruar sot të mbyllur shqyrtimin gjyqësor në ngarkim të të pandehurit Vehbi Alimuça. Kryetari i trupit gjykues Gjin Gjoni ka deklaruar sot tërheqjen për marrjen e vendimit.
Ish-bossi i VEFA-s Alimuça akuzohet për vjedhje në shuma të mëdha në bashkëpunim dhe krijim organizatash kriminale. Sipas akuzës Alimuça u ka mijra shqiptarëve një borxh me vlerë 325 milion dollarë. Sipas pretencës së paraqitur nga prokurori Gjeta, Alimuça me akuzën që rëndon mbi të rrezikon 25 vjet heqje lirie.
Vetë ish-bossi i VEFA-s ka cilësuar sot prokurorin e çështjes një xhongler të keq, i cili sipas tij luan me shifra se as ai vetë nuk e di se nga i ka nxjerrë. Nga banka e të akuzuarit Alimuça nuk ka nguruar sot të akuzoj shtetin shqiptar dhe kompanin Deloid&Tush, të cilat me ndërhyrjet e tyre sipas tij ka sjell shkatërrimin e kompanisë VEFA. Ish-bossi i VEFA-s Alimuça ka kërkuar sot pafajësi duke mohuar çdo akuzë të ngritur ndaj tij./tvklan.al
Gazetare ? Mimoza Picari
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/