Pas rreth tre orësh e bllokuar si pasojë e rënies së gurëve në urën e Murrashit dhe krijimit të trafikut të rënduar, tashmë situata është normalizuar. Rruga është e hapur në të dyja korsitë. Kjo urë është shumë problematike, ku paraqitet e njëjta panorame sa herë që bie shi. Në rrugë janë të pranishme akoma fadromat që bënë të mundur largimin e gurëve.