Ministrja e Financave, Anila Denaj dhe Ministri për Rindërtimin, Arben Ahmejtaj u shprehën se suksesi me eurobondin 650 mln me risk zero është një arritje dhe forcim besimi te reformat e ndërmarra dhe transparenca.
Denaj tha se eurobondin 650 mln euro për 7 vite konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal.
"Shqipëria emetoi me sukses eurobondin 650 mln euro për 7 vite, norma 3.625%. Kanë qenë 190 investitorë në tregjet ndërkombëtare që ofruan mbi 4 herë vlerën që ne kërkuam. Ne u asistuam nga dy konsulentë. Financimi do të përdoret për projektet prioritare. Edhe njëherë dua të vlerësoj se eksperienca e dy ditëve, të hënë dhe të martë, konfirmoi vlerësimin e tyre për reformat e qeverisë dhe konsolidimin fiskal", tha Anila Denaj
Ndërsa ministri Ahmetaj tha se këto para do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve.
"9 qershori ishte një rikonfirmim besimi ndaj ekonomisë shqiptare, ndaj vendit dhe autoriteteve. Dje na kanë konsideruar me risk zero për shkak të transparencës dhe ecjen me reformat. Episodi i rëndësishëm ishte dje e filluam me 4.125 çmimin fillestar dhe të dyja herët që tentuam zbritjen për të shkuar në 3.625 nuk na u larguan investitorët, kjo tregon besim të palëkundur tek reformat dhe autoritetet. Këto do të përdoren për rritjen e pagave dhe investimeve", tha Arben Ahmetaj.