Deputeti i opozitës së re habit me mendimin për Edi Ramën, ja çfarë tha Nimet Musai në Report TV

2020-06-10 0

TIRANE-Kryetari i grupit të Pavarur në Kuvendin e Shqipërisë Nimet Musai deklaroi në studion e Report Tv përballë gazetarit Besard Jacaj se është gati të heqë dorë nga tre kërkesat për reformën zgjedhore dhe të votojë në Kuvend draftin e Këshillit Politik nëse do të marrë fjalën e kryeministrit Edi Rama sonte në orën 19:00 se listat e hapura, depolitizimi dhe vota e emigrantëve do të realizohen në fazën e dytë.

Konkretisht, Musai u pyet nëse do të votojë pro reformës zgjedhore në Kuvend nëse Edi Rama do u japë garanci se tre kushtet e tyre do të realizohen më vonë, pra në fazën e dytë dhe përgjigja ishte "Absolutisht dhe Rama do të ngelet një nga politikanët që vazhdon në karrierën e tij të bëjë ndryshime thelbësore në këtë vend dhe do të mbetet një nga kryeministrat që në momente të caktuara i ra barra e madhe për tërmetin, për COVID dhe reformën zgjedhore dhe nëse do të arrijë të bëjë edhe këtë, kryeministri i vendit tonë Edi Rama, do të ngelet në histori si një nga kryeministrat që ka bërë revolucionin më të madh në Shqipëri" tha ai.

Musai vlerësoi faktin që Edi Rama do i presë sonte. "Është kënaqësi që kryeministri Edi Rama pranoi kërkesën tonë dhe në orën 19:00 do të jemi në një tryezë, çfarë ne kërkojmë që të ndodhë. Ambasadorja Kim na priti, është kënaqësi që ajo uli palët pas 2 vitesh të politikës shqiptare. Ishte meritë e Yuri Kim që i uli palët.

Por ai këshill politik nëse do të kishte vepruar në rekomandimet e OSBE-së, duhet të kishte kaluar pikën kyçe, depolitizimin dhe votën e emigrantëve. Te komisioni i reformës zgjedhore jemi 7-7. Në momentin që ndërkombëtarët futën në lojë këshillin politik për të dakordësuar palët. Ne kemi kërkuar një kod që të hapte listat. Ne do të vijojmë negociimet që minimalisht të jenë rekomandimet e OSBE-së. Për listat e hapura komisioni ka mundësi të diskutojë.