Report TV - OFL i kërkon llogari për pasurinë mikut të Shullazit, të 'Fortit të Rrugës së Kavajës'

2020-06-10 0

Katër persona të inkriminuar do të duhet të deklarojnë pasurinë. Operacioni Forca e Ligjit i ka dërguar formularin e vetëdeklarimit, Endrit Zelës, Genc Ferhatit, Igli Memajt dhe Nelson Hysës.

Endrit Zela është miku i Emiljano Shullazit dhe pjesë e bandës së tij. Ai është dënuar me 10 vite për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie" e kryer në bashkëpunim.

Genc Ferhati, i njohur ndryshe si i "Forti i Rrugës së Kavajës" është i dënuar për veprën penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie". Ferhati është një nga personat më të njohur për policinë që e kishte të skeduar si pjesë të botës së krimit në vitet 1997-2000. Në vitin 1999 ai i bëri atentat mafioz me anti tank Denis Gines dhe Medjan Shehut. Në 2017 është dënuar për gjobëvënie.

Igli Memaj, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese". Memaj i ekstraduar nga Italia dhe i njohur me nofkën 'Sulioti' akuzohet për atentatin e Inez Hajrullës. Vetë Memaj nuk e ka pranuar krimin duke thënë para gjykatësit se nuk e njihte Hajrullën dhe se emrin e tij e kishte dëgjuar vetëm në televizor.

Nelson Hysa, banues në Shkodër, për të cilin ish-Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë ?Arrest në burg?, për veprat penale ?Shtrëngim me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë?, e kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe ?Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal?. 35-vjeçari Nelson Hysa ish-kampion boksi me Vllazninë u akuzua për përfshirje në grupin kriminal të Bajrajve. Ai është liruar nga qelia në gusht të 2019.

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t?u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t?i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.