Top News - Kërcënohen nga pandemia/ Shteti shpëton linjat ajrore

2020-06-10 0

Prej pandemisë qarkullimi ajror është paralizuar. Qindra mijëra vende pune janë në rrezik. Shteti në Francë dhe Austri ka vendosur tw ndwrhyjw pwr tw mbwshtetur kompanitë kombëtare ajrore Air France dhe Austrian Airlines. Franca ka shpallur "gjendjen e emergjencës për të shpëtuar industrinë e qarkullimit ajror", kështu u shpreh ministri i Ekonomisë, Bruno Le Maire duke paraqitur planin në Paris. Pa ndihma rreth një e treta e 300.000 vendeve të punës mund të humbasë në industrinë franceze të qarkullimit ajror si dhe në degët e furnizimit të saj. Kjo mund të ishte e ngjashme me një "dramë shoqërore", theksoi ministri. Plani i shpëtimit parashikon investime shtetërore në vlerën 1,5 miliardë euro për hulumtimet për prodhimin e avionit "neutral në emetimin e CO2", i cili të jetë i gatshëm për funksionim duke nisur nga vitit 2035. Zëri kryesor në paketën financiare të shpëtimit me një volum prej 15 miliardë eurosh i kushtohet shoqërisë kombëtare ajrore Air France me shtatë miliardë euro. Këto ndihma përbëhen nga një kredi shtetërore prej tre miliardë eurosh dhe një kredi garancie me katër miliardë eurot e tjera.Edhe në vende të tjera janë marrë masa për të mbështetur financiarisht kompanitë kombëtare ajrore. Të hënën Austria dhe Lufthansa e Gjermanisë ranë dakord për një paketë financiare shpëtimi prej njëqind milionë eurosh për filialin austriak të Lufthansa-s, Austrian Airlines. Sikurse njoftoi kancelari austriak Sebastian Kurz në Vjenë, shteti po e mbështet shoqërinë ajrore me 450 milionë euro.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TopNews#TopChannel

Free Traffic Exchange