#tvora #rtvoranews
Italia pritet të hapë lëvizjen e qytetarëve me tragete drejt Shqipërisë dhe anasjelltas në datën 1 korrik. Vendimi do të merret në 15 qershor, dhe sipas asaj që tha për Ora News Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, data 1 do të shënojë edhe lundrimin e trageteve, të bllokuar që prej marsit. Ndërkohë me Greqinë, fluturimet nisin në 15 qershor.
Transporti detar për njerëzit dhe mallrat me Italinë pritet të rinisë në afatin maksimal të 1 korrikut.
Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme Detare, Pavlin Ndreu, konfirmoi për Ora News se në datën 15 qershor pritet të merret vendimi, i cili pritet të jetë jo më i largët se 3 korriku.
Pavlin Ndreu: Shpresojmë shumë që të paktën data 1 korrik të jetë data përfundimtare e lëvizjes. Ne mendojmë që data 15 qershor do të ketë vendimin, por 1 korriku do të jetë data e fundit që do të vendoset lëvizja.
Porti shqiptar është gati me të gjitha protokollet e sigurisë të përcaktuara ndërkombëtarisht, përgatitur dhe miratuar nga institucionet kompetente.
Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/drejt-italise-me-traget-1-korriku-afati-maksimal-i-rinisjes-se-transportit-detar-qytetaret
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
https://oranews.tv/article/drejt-italise-me-traget-1-korriku-afati-maksimal-i-rinisjes-se-transportit-detar-qytetaret