“Transporti urban nuk fillon”/ Kompanitë kanë 4 kërkesa për qeverinë

2020-06-10 0

Këtë te mërkurë shoqata e transportit publik ka realizuar një marshim në formë proteste përpara ministrisë se infrastrukturës dhe energjisë ku qartësisht kërkojnë plotësimin e 4 kërkesave te tyre ne te kundërt nuk do nisin punën.


?Ne nuk kërkojmë te na japin para ne duam mos na marrin taksa, gjithashtu nuk e respektojmë dot distancën sepse i bie te marrim vetëm 17 udhëtar gjithsej?, shprehet Rixhin Qoshja.

Por i prekur nga kjo situatë është dhe transporti turistik ku përfaqësues te ndryshëm ku merrnin pjesë ne këtë protestë si mbështetës te këtyre ideve renditen gjithashtu dhe problematikat e tyre.

?Duhet te eliminojmë konkurencën jo korrekte, siguracioni qe kemi paguar për këtë vit duhet te na shtyhet për vitin tjetër duke qenë se nuk kemi udhëtuar 3 muaj?, thotë Erion Mane.

Për punonjësit, ata te cilët sigurojnë jetesën ne transportin publik si shoferët dhe fatorino paga e luftës nuk mjafton dhe iu nevojitet te punojnë.

?Paga 400 mijë lekë nuk mund te na mbajë 3 muaj, jemi familjar na duhet te punojmë?.

Qytetarët e cilësojnë te nevojshëm transportin publik sidomos ne kryeqytet duke qenë se sipas tyre ne mungesë te autobusëve shpenzimi është më i madh.

?Paguajmë taksitë dhe na kushton shumë?.

TCH ka mësuar se ditën e nesërme pra te enjten nuk do ketë protestë sepse shoqata e transportit publik do pres përgjigje nga qeveria nëse këta te fundit nuk prononcohen ata do nisin protestat sërish te premten.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Transporti#TopChannel