“Çapjat”, atentati nga një ish ushtarak?/ I plagosuri kërkon të ndjekë vetë kurimin

2020-06-10 3

Teksa policia i zbuti masat e sigurisë në spitalin ku mbahet Ardian Capja, për hetuesit shpresa më e fortë për zbardhjen e atentatit të dështuar mbeten kamerat e sigurisë.


Siç bën me dije një burim i sigurt i TCH policia është vënë në kërkim te një mjeti tjetër Volkswagen, në ngjyre blu te errët pasi besohet se transportoi autorët e atentatit me snajper.

Sipas burimeve jo zyrtare te Top Channel pranë policisë lokale në Elbasan, menjëherë pasi Capja u qëllua me një plumb afër zemrës, dyshohet se katër persona, pasi dogjën mjetin e parë, u larguan me një mjet tjetër po Volkswagen. Por itenerari sipas kamerave të sigurisë shkëputet në afërsi të zonës të njohur si Fushë Mbret, ndaj ekspertët janë të pasigurtë por edhe mjaft të rezervuar për të shtuar më tej të dhëna shtesë mbi këtë mjet që mund të jetë çelësi që do avancojë hetimet.

Megjithatë një ekspert shtoi se arma snajper e përdorur nga vrasësit është e kalibrit 8.65, dhe përdoret vetëm nga profesioniste dhe jo qitës amatorë. Ndonëse numri i armës është fshirë duke krijuar ngërç për të bashkëpunuar me Interpol për burimin e snajperit, mënyra profesioniste si është qëlluar ka rikthyer sërisht një diskutim të vjetër. Mes shumë pistave policia dyshon se personi që hapi zjarr nga Krasta dhe kishte në shënjestër Ardian capjan mund të ketë qenë ish ushtarak.

Por këto janë të dhëna paraprake dhe në zhvillim e sipër në varësi të provave të grumbulluara. ne kemi disa pista tha një burim i policisë lokale, por më kryesorja është ajo e përplasjeve të vjetra. I njëjti burim shtoi se ndonëse është regjistruar hetimi për vrasje të mbetur në tentativë , po diskutohet bashkimi i të gjitha dosjeve ku shënjestër ka qenë Capja. Nga të dhënat e një hetimi të mëparshëm, që u fokusua në atentatin e dështuar ndaj Capjes , agjentët u përpoqën të gjenin vendin ku ishin blerë automjetet për transportin e vrasësve. Por hetimi aso kohe ngeci në një qytet në jug të vendit, edhe pse policia kriminale grumbulloi të dhëna fizike mbi identitetin e njërit prej të implikuarve në atentatin e atëhershëm.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel ...