Zgjedhorja, Rama takon opozitën parlamentare sot në 19:00: Miku im Lulzim do të humbasë prapë

2020-06-10 1

TIRANE-Kryeministri Edi Rama sot la të kuptohet se do të takojë deputetët e opozitës për të arritur në një marrëveshje konsensuale për të votuar reformën zgjedhore. Kreu i qeverisë tha se nuk shkon që në rrugë të bësh konsensus dhe në parlament të shkosh me shpatë pa llogaritur që ka edhe të tjerë. Sipas tij, nuk shkon që të futesh nëpër historia kap njërin dhe tjetrin, pra nuk do të ketë tentativa për të bindur 7 deputetë nga opozita parlamentare për të arritur 84 votat. Edi Rama tha se do të luftojmë për të kuptuar dhe mirëkuptuar me të tjerët, por 'sa do ja dalim, do ta shikojmë'. Por, vijoi më tej Edi Rama, deputetët në Kuvend nga radhët e opozitës janë zgjedhur nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi.

"Nuk ka 15 kushte për të shkuar në konferencën e parë ndërqeveritare. E di që situata nuk është e qetë, ne kemi dakordësuar një marrëveshje, duhet të mos lëvizë, sigurisht e vetmja kënaqësi, që kam marrë është kënaqësia e Lulit, rëndësi ka që u kënaq Luli nuk ka asnjë kënaqësi tjetër, se nuk reformon asgjë në sistem, përsa i përket administrimit. Qëllimi ishte ky, jo pamundësia jonë për të shkuar vetëm përpara, por që të bashkoheshim të gjithë ne bashkë me gjithë botën për ta lehtësuar Lulzim Bashën nga frika e tmerrshme e zgjedhjeve dhe për t'i thënë si e do ti, thuaj si e do ti? Unë e di që do të ketë prapë llafe se ne prapë do të fitojmë dhe ata prapë do të humbasin.

Jam i bindur që shumë njerëz nuk kanë dakord me mua do të donin të vazhdonim në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të realizonim objektivin tonë me rekomandimet e OSBE-së, por edhe ata do ta kuptojnë, për arsye të një nevoje për ta ndryshuar klimën dhe për të hequr cdo mundësi për t'u gjetur sebepe ne dhamë dakordësinë. Sigurisht është një dakordësi që duhet të kalojë në parlament. E kam ndjekur që nuk duket që të jetë fushë me lule, por ne i qëndrojmë marrëveshjes dhe duam që marrëveshjen ta votojmë.

Pastaj ka hapësira të tjera për ti jo kënaqur, respektuar dhe dëgjuar edhe opozitarët në parlament, që në këtë rast votojnë një ligj që lidhet me të nesërmen e tyre do të shikojmë dhe dëgjojmë dhe do të kemi konstruktivë, besoj që është e mirë që të gjithë ne të kalojmë në një stad tjetër maturimi për hir të njerëzve dhe vendit, nuk kemi pse bëjmë marrëveshje nëpër ambasada për të mbetur sikur jemi. U bë mirë që u bë, e ndjej më të lehtësuar mikun tim, kryetarin e PD-së, e shoh më të angazhuar për aritmetikën ekonomike dhe të lehtësuar nga stresi.

Free Traffic Exchange