#tvora #rtvoranews
Mazhorancës socialiste i kanë mbetur edhe katër vota të tjera për ti siguruar nëmënyrë që të kalojë kodi i ri zgjedhor në Kuvend.
Kryeministri Rama do të ketë sot një takim në Kuvend në orën 19:00 me tre krerët e grupeve parlamentare opozitare, të cilët qartazi e kanë kushtëzuar votën e tyre me ndryshimin e sistemit, ose minimumi hapjen e listave.
Në konferencën për mediat para këtij takimi, Rama në përgjigje të pyetjes së gazetares së Rtv Ora, Fjorela Beleshi, tha se do të synohet të gjendet një mirëkuptim sa më i gjerë për të siguruar votat që cilat pranoi se PS nuk i ka.
Ai kujtoi se këta deputetë janë produkt i Bashës dhe Kryemadhit, madje duke shtuar se me lista të hapura mund ti kemi sërish në Kuvend.
Por Kryeministri nuk e fshehu lodhjen nga "lista e dëshirave" e dy opozitave, duke u shprehur se PS është në pozicionin që nuk kërkon asgjë por vetëm ka "detyrimin" që të japë çfarë kërkojnë të tjerët.
Marrëveshjes politike të 5 qershorit tha se nuk i ka marrë asnjë lloj kënaqësie, përveç faktit se miku i tij Lulzim Basha është qetësuar dhe çliruar nga frika e zgjedhjeve.
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv