Aksioni i IKMT në Velipojë, tensione e përplasje me pronarët e lokaleve, në Karaburun situata e qetë

2020-06-10 6

Aksioni i Inspektoratit Kombëtar të Territorit është shoqëruar me tensione mes policisë në Velipojë dhe pronarëve të 'beach bareve', të cilët kanë kundërshtuar prishjen e objekteve. Ata kanë akuzuar për prishje selektive dhe në krye të debatit ishte Kryetari i PD Velipoj, Nikollë Marku.

Marku e ka cilësuar një aksion barbar atë të fadromave në Velipojë, në një kohë që duhet të vinin dhe të hapnin sezonin turistik. Marku tha se shembja nuk duhet të niste pa lajmëruar dhe në sezon turistik, por me marrëveshje le të bëhej më pas."Po prishen në mënyrë selektive, në vend që të vijnë bashkia e qeveria të hapin sezonin turistik, por vijnë të prishin. Nga ana ligjore duhet lajmërimi për prishjen 5 ditë para në mënyrë që të bëhen ndërhyrjet e duhura, por erdhën sot papritur dhe hedhin në erë gjithçka. Edhe pronarët dhe bashkitë dhe IKMT duhet të kishin bërë një marrëveshje që krijon mundësi për të punuar për këtë sezon dhe më pas le të niste shkatërrimi i atyre që nuk duhen. U kërkova dokument për prishjen e objektit dhe nuk ma kanë paraqitur", tha Marku.