Delegacioni i Keshillit te Europes (27 Maj 2000)

2020-06-10 0

Delegacioni i Komisionit Monitorues të Këshillit të Europës është takuar sot me dy drejtuesit e partive më të mëdha në vendin tonë. Në takimin në selinë rozë, monitoruesit europianë deklaruan se kanë vërejtur shumë ndryshime nga vizita e fundit në Shqipëri. Përsa u përket zgjedhjeve lokale ata nënvizuan domosdoshmërinë e vendosjes së dialogut mes forcave politike gjë e cila kërkon vullnetin e pozitës dhe të opozitës.
Sipas tyre duhet të punohet për të bindur Partinë Demokratike të pranojë Kushtetutën që të ecet përpara. Pikërisht në takimin me kryetarin e Partisë Demokratike delegacioni i këshillit të Europës kërkuan të dinë rreth qëndrimit të kësaj partie ndaj Kushtetutës si dhe kanë pyetur se çfarë ka ndodhur me ish drejtuesit e lartë të Partisë Demokratike.
Ndërsa për Kushtetutën Berisha tha se është thjesht një letër e djegur ndërsa për reformatorët një shpresë pasi ata zgjodhën vetëpërjashtimin. Zoti Pollo në Këshillin e Europës deklaroi Berisha përfaqëson Partinë Socialiste dhe jo më atë Demokratike. Duke u ndalur tek zgjedhjet lokale kreu demokrat tha se opozita është përjashtuar plotësisht nga vendimmarrja.
Nuk e kuptoj tha ai se pse opozita duhet të ishte pjesë e vendimmarrjes 4 vjet më parë ndërsa sot përjashtohet. Po sot delegacioni i Komisionit Monitorues të Këshillit të Europës është takuar dhe me përfaqësues të reformatorëve të Partisë Demokratike.

Gazetare : Ornela Bego


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/