Aleanca për Shqiptarët vlerëson se rritja e vazhdueshme e numrit të të infektuarve në vend është si pasojë e keqmenaxhimit të krizës nga ana e Qeverisë. Nga ASH-ja thonë se ky keqmenaxhim do të ketë pasoja edhe më të rënda. Në vlerësimet e tyre, ata thirren në analizën e revistës ?Forbes? e cila e ka radhitur Maqedoninë në vendin e 103 për nga situata aktuale me virusin.