Debat me Lleshajn për aksionet e IKMT-së në nisje të sezonit! Ndreu: Ia kam thënë edhe Ramës

2020-06-10 0

Paraditen e sotme ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj së bashku me ministrin e Turizmit Blendi Klosi kanë zhvilluar në Golem me Prefektët dhe drejtues vendorë të bashkive bregdetare një takim për të folur për masat për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Qëllimi i këtij takimi ishte vendosja e bashkërendimit institucional për menaxhimin sa më të mirë të sezonit turistik. Takimi u shoqërua me debate mes ministrave me kryebashkikët, Pjerin Ndreu zgjedhur nga PS-ja në Lezhë dhe Voltana Ademit nga radhët e PD-së në Shkodër, pasi Lleshaj bëri thirrje që brenda kësaj jave të përfundojë prishja e objekteve pa leje në bregdet.

Free Traffic Exchange