http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kuadër të operacionit policor ?Asetet?, u bë e mundur që të sekuestrohen asete dhe llogari bankare në shumën 2.1 milionë euro ndaj dy shtetasve të huajt, me rekorde të theksuara kriminale.Vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, janë në ngarkim të shtetasve: H. L., 50 vjeç, lindur në Kosovë dhe banues në Olten të Zvicrës.R. (A.) S., 47 vjeç, lindur në Poloni, dhe banues në Olten, Zvicër. Ai është në kërkim kombëtar në Zvicër, për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit dhe ?Pastrim parash?.H. L. është nën hetim nga Zvicra për veprat penale që lidhen me lojërat e fatit (kazinotë) dhe ?Pastrim parash?. Ai është i njohur për drejtësinë zvicerane, pasi është dënuar për ?Zhvatje me dashje?, ?Sulm?, ?Shtrëngim për dhënie pasurie?, ?Shkelje e ligjit për armët?, të ndodhura në kohë të ndryshme.Më konkretisht, janë sekuestruar asete dhe llogari bankare në shumën 2.1 milionë euro, të tilla si:? 3 apartamente në Rrugën e Kavajës, Tiranë;? Njësi tregtare e ndodhur në Rrugën e Kavajës, Tiranë;? Sipërfaqe toke, afërsisht 5.500 m2, në Radhimë, Vlorë;? Asete të një ish-kompanie të transportit ndërkombëtar të mallrave;? Llogari bankare pranë bankave të nivelit të dytë, në shumën 240.000 euro dhe 210.000 franga zvicerane;? 6 automjete të markave të ndryshme, prodhime të viteve të fundit.