Rama dhe Manastirliu në qendrën e re shëndetësore të Krujës: Lufta me covid vazhdon

2020-06-10 0

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ishte në qendrën e re shëndetësore të qytetit,të Krujës.


?Ajo është rindërtuar nga themelet me standardet më të mira mbi rrënojën e pashembullt që fyente dinjitetin e qytetarëve krutanë e të bluzave të bardha; një tjetër shembull kuptimplotë i ringritjes së sistemit shëndetësor mbi gërmadhat e trashëguara të keqqeverisjes së shëndetësisë për dekada me radhë?, tha Rama.

Ndërsa u ndal tek shtimi i rasteve të reja të të prekurve me COVID-19, Manastirliu tha se kjo pritej pas rihapjes, ndërsa shtoi se lufta me virusin vdekjeprurës vazhdon dhe se duhet të jemi vigjilentë.

?Është vënë në funksionim të plotë. Ka të gjitha shërbimet, duke filluar nga mjeku i familjes. Mjeku i familjes është në gjendje të shohë ku janë të sëmurët dhe si ndiqen ato. Kjo qendër ka krijuar kushtet për të gjithë personelin mjekësor. Kemi dy kabinete Check-Up, ne kemi pezulluar por do fillojmë ta rimarrim këtë program sepse i nevojitet qytetarëve. I gjithë sistemi i shëndetësisë është i pajisur me masat mbrojtëse, maska doreza që është vendosur me protokoll. Këtu shërbimi ka qenë gati i pamundur për qytetarët. Është një qendër tre katesh.

Në katin e parë ka të gjithë zyrat njësia vendore e kujdesit shëndetësor. Kemi dhomën e mjekut dhe gjithashtu edhe dhoma të tjera të mjekëve dhe më pas kemi strukturën e fondit. Struktura e spitalit pësoi goxha dëmtime nga tërmeti, tani është rindërtuar, do rehabilitohet edhe zona përreth. Sistemi shëndetësor është në nivelin e alertit nr.4 dhe me shtimin e numrit të rasteve që pritej pas hapjes, ne do të vijojmë të jemi në gatishmëri për të mos neglizhuar asnjë rast dhe për të mos neglizhuar ato masa të thjeshta, por vendimtare në luftën që vazhdon kundër COVID-19?, tha Manastirliu.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EdiRama#OgertaManastirliu#TopChannel