Report TV -'Zgjedhorja', Nimet Musai: Nuk do ta votojmë produktin e këshillit politik

2020-06-10 1

"Ka qenë një takim i ngrohtë me kryetarin e parlamentit. Shprehëm vlerësimin për mikpritjen që na bëri. Këshilli politik nuk e arriti qëllimin, shqiptarët nuk gjetën atë që ne kërkuam, listat e hapura, depolitizimin dhe votimin e emigrantëve. Nuk kemi bojkotuar konferencën, por së bashku me Murrizin dhe Stojkin, po presim kryeministrin e vendit. Jemi ne që do të votojmë reformën dhe listat e hapura. Nuk do ta votojmë këtë produkt të këtij këshilli. 31 deputetë që na përfaqësojnë ne nuk do ta votojë këtë produkt të këtij këshilli. Ngelemi besim plotë që rekomandimet e OSBE ODIHR të jenë prezent", tha Musai.