Atentati në Elbasan/ Gazetari Elton Qyno: Policia 'fasadë' te Trauma'! Çapja mbrohet në spital nga..

2020-06-10 2

Gazetari i Shqiptarja.com, Elton Qyno i ftuar në emisionin "Repolitix" në Report Tv ka deklaruar se Ardjan Çapja nuk ka treguar asgjë përpara oficerëve të policisë se so ka ndodhur atentati ndaj tij, apo tek personat se ku dyshon.
?Për policinë ka folur. Foli për dy oficerë që e morën në pyetje. Nuk ka treguar asgjë, as se ku e ha meraku në lidhje me atentatin dhe ata që qëndrojnë pas tij. Më kanë konfirmuar se ka shpëtuar për një fije të perit, pasi plumbi ka qenë shumë pranë zemrës së tij. Nëse për punë milimetrash, arma do të ishte ulur më poshtë, pasojat do të ishin të parikuperueshme. Kemi të bëjmë me një ekzekutim të mirëmenduar. Mesa duket e kanë pasur një preventive të plotë, se si duhet të realizohet këtë lloj vrasjeje, duke llogaritur edhe daljen e Çapjas nga shtëpia. Nga mënyra si është kryer dhe dinamika e ngjarjes, nuk besoj se autorët të jenë nga Elbasani, mendoj se organizatorët janë nga Elbasani, por jo ato që e kanë kryer aktin,ato janë paguar. që i kanë studiuar dhe kanë zgjedhur mëngjesin, ku zona ka qenë në gjumë, po dhe policia bën gjithmonë atë ndërrimin e turneve dhe janë pothuajse "të shkrehur". Çapja nuk lëvizte lirshëm, se nuk ia lejonte vetes e jo më të tjerëve në spital nuk është vetëm policia, po e ruajnë më shumë njerëzit e tij. Shteti shkoi për t'i garantuar një lloj sigurie, dhe u vunë përpara në 2013 policëve. Ato prej 5 vitesh po përballojnë situata me armë, në një kohë kur pjesa më e madhe e atentateve nuk i kanë zbardhur, kjo familje e ka humbur besimin te policia dhe po mbrohen vetë! Personat e kanë menduar shumë gjatë këtë atentat, duke filluar që të makina, arma. Deri tani e vetmja indicie është momenti kur i ka kapur një kamer që kanë hipur në një makinë tjetër, me kapuç me pistoleta, që tregon se nëse do kishte një kundërsulm nga familja Capja do vazhdonte beteja me pistoleta", tha Qyno.

Free Traffic Exchange