Lleshaj mbledh drejtuesit e policisë: Jam përgjegjës për punën tuaj - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-10 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka mbledhur këtë të martë drejtuesit Qendrorë dhe Vendorë të Policisë dhe ata të Kufirit dhe Migracionit.
Ai u ndal edhe tek operacioni Forca e ligjit, për të cilën tha se e ka ulur ritmin për shkak të pandemisë, por shtoi se do të rikthehet për të goditur krimin.
Mes të tjerash, Lleshaj tha që ai identifikohet me çdo efektiv dhe ndjehet përgjegjës për sa kohë ndodhet në këtë pozicion.?Çështje tjetër është ajo që ka të bëjë me operacionin forca e ligjit, e cila është maja e shigjetës që duhet të godas krimin e organizuar.
Ka pas një periudhë të ndryshimit të ritmit përsa i përket pandemisë, po kjo periudhë tashmë ka përfunduar. Edhe tashmë ka nisur puna, ku u kërkohet të japin llogari.
Besojmë që së bashku treguesit do të përmirësohen, nga lufta për armë deri te goditja e grupeve kriminale.
Edhe rastet e ditëve të fundit tregojnë që krimi duhet goditur, gjithashtu tregiohet puna e strukturave të policisë, të cilat po punojnë për parandalimin e krimin. Këta persona që i kanë llogaritë me krimin në Shqipëri të pambyllura, duhet ta ndjejnë kufizimet si për shembull daljan jashtë.
Kam thënë publikisht se unë identifikohem me çdo punonjës të policisë dhe ndihem përgjegjës për çdo punë që ju bëni. Nga ana tjetër kërkoj angazhim maksimal nga ju për punën, pasi është vlerësuar nga europianët.
Por kjo nuk mund të jetë streha e kërrkujt, asnjë individë nuk mund ta përdorë, pasi kemi përpara angazhime të rëndësihme si është integrimi i vendit.?
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1