Report TV -Dekriminalizimi për Agron Malajn, prokuroria: I dënuar, tani ta vendosë KQZ!

2020-06-10 1

Një tjetër kryebashkiak rrezikon të humbasë mandatin për efekt të ligjit të dekriminalizimit. Sipas verifikimeve të prokurorisë së përgjithshme Agron Malaj, kryebashkiak i Burrelit rezulton i dënuar në 1999 për armëmbajtje pa leje. Ndërsa pas këtij rezultati ka reaguar PD nëpërmjet sekretarit Gazmend Bardhi duke kërkuar që ai të shkarkohet menjëherë pasi armëmbajtja pa leje të ndalon përjetë të zgjidhesh në poste të larta.