Një bebe 4 muajshe dhe një katër vjeçar janë pacientët më të rinj me Covid-19 në Tetovë. Sot janë shënuar 9 raste të reja, ndërsa është shtuar dhe një vatër e re në Komunën e Zhelinës. Në Tetovë dhe rajon ka 132 raste aktive. Shumica e rasteve janë në qytetet, në komunën e Bogovinës dhe atë të TEarcës.