#tvora #rtvoranews
Bregdeti shqiptar mbetet zgjidhje e parë për kosovarët në sezonet turistike. Ndaj ambasadori i Kosovës në vendin tonë ishte në Lezhë, për të diskutuar për bashkëpunimin dhe masat e marra për sezonin në kohën e pandemisë.
Shëngjini mbetet një prej destinacioneve kryesore të shqiptarëve të Kosovës për pushime.
Hapja e kufijve është reflektuar menjeherë me shtimin e numrit të pushuesve!
Ndaj ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani zhvilloi një takim në Bashkinë e Lezhës ku në fokus ishte bashkëpunimi për sezonin në kushtet e pandemisë.
''Ne jemi të interesuar që të paktën këtu të kemi ardhje, të jetë më e organizuar, pritja po ashtu, kujdesi nëpër plazhe, nëpër rrugë sepse sa më shumë të ofrojmë aq më shumë të lidhur do jemi.''
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu duke vlerësuar hapjen e kufijve, theksoi masat e marra për zbatimin e protokollit të përcaktuar për turizmin
''Po ndërhyjmë në Shëngjin në disa rregullime të cilat janë esenciale përsa i përket turizmit, dhe atyre masave që kanë të bëjnë me një protokoll që lidhet me pandeminë. Po bëjmë një skemë të re të menaxhimit të mbetjeve, kemi ndërhyrë në disa vende për të përmirësuar infrastrukturën.''
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/turizmi-patriotik-ambasadori-i-kosoves-ne-lezhe-rrisim-bashkepunimin
Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Z5QMsLDCFJo
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv