COVID-19, qeveria kërkon 16.2 milionë USD borxh nga Banka Botërore për testim të gjerë të popullatës

2020-06-10 0

#tvora #rtvoranews
Qeveria shqiptare i kërkon Bankës Botërore një borxh prej 16.2 milionë dollarë me qëllim forcimin e mbikqyrjes e gjurmimin e kontakteve.

Sipas kalendarit projekti pritet të kalojë në Bord në datë 12 qershor.

?Pozicioni aktual i Shqipërisë sa i takon kurbës së pandemisë tregon se investimet bazuar në shqetësime afatshkurtra dhe afatgjata janë thelbësore, për të mos humbur përfitimet e arritura përmes reagimit të menjëhershëm efektiv të Shqipërisë, ndërsa forcohet sistemi shëndetësor përtej krizës aktuele? thuhet në dokument.

Për çfarë po kërkohen paratë? Dokumenti zyrtar tregon se Shqipëria ka kërkuar ndihmë për të siguruar një testim të gjerë të popullatës (përfshirë testimin serologjik më të ri); forcimin e mbikëqyrjes dhe gjurmimit të kontaktit. Po kështu është kërkuar zgjerimi i kapaciteteve për trajtimin e rasteve të rënda, nëse numri rritet, paralelisht me mirëmbajtjen e kujdesit thelbësor mjekësor dhe minimizimin e rreziqeve për pacientët dhe personelin shëndetësor.

Kostoja totale e projektit do të jetë 16.2 milionë dollarë dhe institucioni huamarrës është Ministria e Financave dhe Ekonomisë kurse ajo zbatuese Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/article/covid-19-qeveria-kerkon-162-milione-usd-borxh-nga-banka-boterore-testim-te-gjere-te-popullates

Ndiqni emisionin e plotë këtu: https://youtu.be/Z5QMsLDCFJo

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv