Një nga debatet më të ashpra të zhvilluara dje në mbledhjen e Komitetit të Përgjithshëm Drejtues të Partisë Socialiste ishte rreth pikës së statutit të kësaj partie në mos mbajtjen e dy funksioneve në parti dhe në qeveri. Megjithëse kjo pikë e statutit rrjedh nga ndryshimet statutore të miratuara në Kongresin e Tretë të Partisë Socialiste. Socialistë të ndryshëm sidomos deputetë të cilët janë dhe kryetarë të degëve në rrethe, janë shprehur kundër kësaj pike.
I gjithë ky debat ka ardhur si rrjedhojë e diskutimit të udhëzimeve për përgatitjen e konferencave të rretheve deri në mbërritjen e datës së kongresit më 30 Qershor. Ministri Fino duke mos mbajtur idenë e mbajtjes së dy funksioneve, është shprehur se Kushtetua jonë është statuti dhe se ne nuk duhet ta shkelim atë, aq më tepër kur kemi marrë përsipër të ndërtojmë dhe një shtet ligjor. Këto grupe kanë nxjerrë dhe njëherë se kush është kundër dhe pro në Partinë Socialiste.
Në përfundim të votimit të kësaj pike ka patur dy vota kundër të cilat ishin të Ministrit Poçi dhe deputetit Ulqini. Lidhur me këtë debat është shprehur dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi.
Në përfundim të votimit të kësaj pike ka patur dy vota kundër të cilat ishin të Ministrit Poçi dhe deputetit Ulqini. Lidhur me këtë debat është shprehur dhe Kryetari i Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi.
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/