http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përkeqësohet situata e COVID-19 në vendin tonë. Gjatë 24 orëve të fundit rastet e reja njohën një ndër rritjet më të mëdha, plot 36 të tilla. Pjesa dërrmuese janë gjetur në Tiranë.?Në 24 orët e fundit janë testuar 359 persona të cilët janë dyshuar për Covid19 dhe prej të cilëve kanë rezultuar 27 raste në Tiranë, 4 raste në Shkodër, 2 raste në Kamëz, 1 rast në Durrës, 1 në Lushnje dhe 1 në Lezhë?, tha Silva Bino nga Instituti i Shëndetit Publik.Ajo sqaroi se kjo rritje e të infektuarve ka ardhur si pasojë e grumbullimeve dhe mosrespektimit të masave.?Situata e Covid 19 është përkeqësuar, rastet janë shtuar dhe sot kemi 36 raste ku 27 raste i përkasin Tiranës. Kjo situatë nuk ishte kaq e papritshme për shkak të grumbullimeve masive që kanë ndodhur ditët e fundit. Jo vetëm grumbullimet, por edhe mosrespektimi i këshillave, në lidhje me distancimin fizik, në lidhje me mbajtjen e maskave, në lidhje me shumë elementë të tjerë të kujdesit personal qoftë edhe të higjienës.?Silva Bino theksoi edhe një herë se këto shifra duhet të na bëjnë koshientë që virusi nuk është larguar dhe se duhet të bëjmë të pamundurën për t?u rikthyer tek numrat njëshifrorë.