Në një intervistë në ?? Rreze Dielli?? ishte I ftuar menaxheri Indrit Voga I cili tregoi përjetimet e tij gjatë periudhës së pandemisë. Ai udhëtoi drejt Italisë për punë dhe mbeti në izolim për shkak të virusit.
Shifrat gjatë kësaj periudhe kanë qenë aq të larta sa kishin frikë edhe të merrnin frymë.
?? Pati probleme për senatin dhe iu hodhën të gjithë shtetit, dhe nga fillimi marsit kur filloi dhe këtu tek ne pjesa e karantinimit, aty kishin arritur shifrat e të vdekurëve deri në 200-230 dita, se një farë kohe ka mbajtur 180 deri në 270 pastaj pati një bum të madh, për nja 10 ditë ishte si standart numri I vdekjeve rrotull 200. Tani duket si muhabet I kaluar dhe kur përmend 200 vdekje, aty ishte ajo periudha kur kishim frikë nga ajri, Imagjino stresin e të marrurit ushqime dhe të futurit në shtëpi me ushqime që mendohet se kanë qenë në në kontakt në magazine, njerëz?.Të mendosh që pjesa ku rrija unë kishte 70 mijë banorë dhe kanë vdekur diku tek 500 e kusur persona?? thotë Indriti.