Gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar nga Vettingu kanë krijuar një shoqatë, e cila quhet ?Drejtësi për Drejtësinë?. Ata i kanë dërguar një letër Avokatit të Popullit që të verifikojë procedurën e përzgjedhjes dhe dokumentacionin e anëtarëve të organeve të vettingut.
Shoqata pretendon se nga verifikimi që ata i kanë bërë dokumentacioneve të paraqitura nga disa anëtarë të organeve të vettingut, kanë dalë në konkluzionin se një pjesë e mirë e aplikantëve që sot janë emëruar në organet e rivlerësimit kanë gënjyer dhe kanë paraqitur dokumente të paplota dhe të pasakta.
Ndërkohë, gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar në të dyja shkallët e vettingut i janë drejtuar Gjykatës së Strasburgut me një letër mbi procesin.
Shumë prej gjyqtarëve janë bërë bashkë dhe i kanë dërguar një letër Gjykatës së të Drejtave të Njeriut, përmes së cilës shprehin shqetësimin për procesin e rivlerësimit që po ndodh në Shqipëri, teksa vënë në dukje edhe faktin se paratë e tyre që janë konstatuar nga kontrollorët janë të ligjshme.
Gjyqtarët dhe prokurorët pretendojnë se anëtarët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nuk kanë kualifikimet e duhura dhe janë emëruar në atë detyrë, në disa raste edhe në shkelje të parashikimeve ligjore.
Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Vetting#Gjyqtaret#TopChannel