Naftëtarët e Ballshit kërkojnë pagën e dytë të luftës dhe rifillimin e punës: Kemi 8 muaj pa punë

2020-06-10 1

Naftëtarët e Ballshit kanë dalë sot në protestë duke kërkuar pagën e dytë të luftës, por edhe rikthimin në punë. Ata janë ndarë në dy grupe sot, një pranë prefekturës dhe një tjetër pranë uzinës.

Punëtorët e rafinerisë së naftës në Ballsh kërkojnë edhe një takim me pronarin që ka marrë uzinën

Ne kërkojmë edhe të hapet puna dhe rrogat e prapambetura që na kanë sorollatur nëpër gjyqe. Ne nuk dimë ku jemi. Ne duam që të ndahet hesapi, ose të fillojë puna ose të na thonë që kjo mbaroi dhe nuk ka më punë. Ne jemi papunë. Ne nuk dimë ku jemi as në tokë as në qiell", tha një prej naftëtarëve

"Ne kemi ardhur për rifillimin e punës. Ta dimë kur do të fillojmë se jemi 8 muaj pa punë", tha një naftëtar tjetër.

Naftëtarët e Ballshit në datën 23 prill u bënë përfitues të pagës prej 40 mijë lekësh, ndërsa sot ata kërkojnë sërish të ndihmohen nga shteti.