Prokurorë të caktuar po punojnë për të mbuluar të vërtetën mbi vjedhjen e thesarit dhe jo për ta zbuluar atë. Kështu ka deklaruar sot nënkryetarja demokrate Jozefina Topalli duke u shprehur se Partia Demokratike ka njerëz të besuar në Prokurori që informojnë për çdo parregullsi në hetime.
Duke protestuar për mosdorëzimin e dosjes së kolonel Bishqimit, avokatit të tij, Topalli ka deklaruar:
" Ne e dimë që Kolonel Bishqimi ka qënë i pari i cili ka denoncuar vjedhjen e tunelit dhe ideja parë që të vjen është që ka një logjikë të munguar sepse pikërisht ai që denoncon i pari vjedhjen e tunelit, arrestohet i pari për të cilin nuk lejohet as avokati që të vendoset në dijeni të dosjes së tij."
Qeveritarët ka përfunduar Topalli sëbashku me disa prokurorë po përpiqen me të gjitha mënyrat të nxjerrin Marsin 1997 si kohë e vjedhjes së thesarit, por dhe në të kundërt, viktimat do të jenë njerëzit e pafajshëm.
Gazetare: Ornela Bego
SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!
Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/