Report TV - Me kanatjerë e 'tapë' nga alkooli, kreu i KLSH Bujar Leskaj mundje kokë më kokë në lokal

2020-06-10 1

Në kohën kur Kuvendi dhe Presidenti janë në përplasje për kryetarin e Kontrollit të Lartë të Shtetit, kreu aktual i këtij institucioni, Bujar Leskaj është shfaqur në një video të pazakonte.

Leskaj qëndron ende në detyrë përtej mandatit dhe duket se një përplasje mes qeverisë dhe presidentit e ka mërzitur atë. Për të hequr mendjen nga kjo çështje ai ka vendosur të relaksohet në një tjetër mënyrë.

Nën efektin e alkoolit me disa persona të tjerë, Leskaj ka hequr ?kostumin? e zyrtarit për të bërë mundje më një shok të tij. Me kanatjerë ai shfaqet duke bërë "sumo", një lloj mundje japoneze dhe një gjest jo i hijshëm për një zyrtar kaq të rëndësishëm të shtetit shqiptar.

E gjithë skena është filmuar brenda ambienteve të një lokali, ku rolin e arbitrit e bën ish-deputeti i PD, Sali Shehu, i cili më herët ka qenë edhe kandidat për kreun e KLSH, ndërsa  nuk mungojnë edhe tifozët.

Ndeshja zhvillohet me raunde, ndërkohë që shihet se pas përfundimit, kreu i KLSH, Bujar Leskaj përfundon i shtrirë në dysheme.

Prej më shumë se dy vitesh, posti i kreut të KLSH është vakant edhe pse Leskaj vazhdon të jetë në detyrë. Pak ditë më parë Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka propozuar Parlamentit, Arben Shehun emrin për postin e kryetarit të Kontrollit të Lartë Shtetit, por nuk dihet nëse Shehu do marrë miratimin e parlamentit.