Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim në Kuvendin ligjin për heqjen e TVSH për jahtet, të cilin Kuvendi e miratoi në seancën parlamentare të 14 majit.
Në projektligj thuhet se do të përjashtohen nga tatimi mbi vlerën e shtuar ?Importimi i jahteve dhe mjeteve të tjera ujore, që përdoren për qëllime turistike, kënaqësie dhe argëtimi, jo më të vjetra se 20 vjet, që përfshihen në kodin 8903, të Nomenklaturës së Kombinuar të Mallrave.?