http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Teatri i Korçës rikthen mbrëmjet artistike në Pazarin e vjetër të qytetit.Pas më shumë se 2 muajve izolim, artistët e këtij teatri kanë gjetur mënyrën për të rikthyer gjallërinë dhe jetën e zakonshme në vendin më të frekuentuar të qytetit.Drejtorja e qendrës së artit dhe kulturës, Zamira Kita tha se mbrëmja poetike tregon rikthimin në normalitet të pazarit dhe jo vetëm.Në pazarin e Korçës, vetëm tre muaj më parë janë dhënë koncerte të shumta, që nga ballot vieneze e deri tek karnavalet. Mbrëmje të cilat priten të rikthehen por jo në përmasat e dikurshme.Aktiviteti i djeshmën artistik ka rikthyer në Pazar edhe turistët, të cilët kanë mbushur hanet dhe bujtinat.Të gjitha këto organizime kanë një qëllim, rikthimin e turistëve vendas dhe të huaj në qytetin e Korçës dhe fshatrat turistikë të juglindjes.