Nis regjistrmi i pronave në bregdet - News, Lajme - Vizion Plus

2020-06-08 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kadastra nisi këtë të hënë zyrtarisht procesin e regjistrimit fillestar të pronave në bregdet. Kreu i kësaj agjencie e konsideroi si operacionin më të madh të ndërmarrë nga shteti deri më tani.Ky proces do të trajtojë rreth 16 .500 pasuri private, kryesisht toka të përfituara me AMTP, shtëpi të vjetra tradicionale objekt në proces legalzimi prona etj..Në këtë proces do të trajtohen edhe 5200 prona shtetërore ku pritet të përfitojnë rreth 8 mijë banorë. Regjistrimi i pronave në brengdet ka qenë një procedurë e bllokuar deri në qartësimin e titujve të pronësisë.Kemi një sërë problematikash të vërejtura gjatë viteve, mbivendosje pronash, falsifikime, jemi ndeshur me presione me vendime gjykatash jo të duhura, ndaj banorët kërkojnë besim dhe bashkepunim.Por në përfundim të këtij porcesi do të hapet rruga për investime të sigurta në bregdet.Zyra e Kadastrës thotë se e gjtihë procedura që do të ndiqet do të detajohet në ditët në vijim, ndërsa i gjithë procesi do të monitorohet nga specialistet e zyrave të Tiranës, për një ekspertizë më të thelluar.