http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas vendimit të qeverisë së Kosovës për hapjen e kufijve dhe heqjen e karantinimit, një fluks i lartë lëvizjesh është regjistruar në pikën e kalimit kufitar në Morinë.Dhjetëra qytetarë që në orët e para të mëngjesit iu drejtuan pikës doganore duke krijuar radhë të gjata.Për të parë nga afër situatën, në pikën kufitare të Morinit ishte i pranishëm dhe ministri i shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemaj. Ai shpërndau maska falas për të gjithë udhëtarët ndërsa bëri apel që të respektohen rregullat e vendosura nga autoritetet shëndetësore kosovare.Më 1 qershor Kosova hapi kufijtë me Shqipërinë, por me kusht që qytetarët të bënin testin e Covid dhe të qëndronin në karantinim për 7 ditë. Por ky vendim u rrëzua ditën e dielë nga qeveria e re e kryeministrit Avdullah Hoti.