Sot u zhvillua provimi i parë i Maturës Shtetërore 2020, ai i gjuhës së huaj. Në gjithë vendin janë 32 126 maturantë që do t'i nënshtrohen testit, që do të zhvillohet në 486 qendra provimi. Ajo që është vënë re është se jashtë shkollës maturantët kanë qenë të dyndur dhe në turma pas asnjë lloj distance.