Do regjistrohen tokat e rivierës/ Nga Palasa te Vunoi, cilat janë 8 zonat kadastrale të përfshira

2020-06-08 1

Në 8 qershor nisi një proces aq i shumëpritur, ai i regjistrimit të pronave në bregdetin e jugut.


Operacioni më i madh i ndërmarrë nga shteti do të përfshijë 8 zona kadastrale: Palasë, Dhërmi, Vuno, Lukovë, Gjilekë, Ilias, Himarë, Nivicë.

?Ky proces do të trajtojë rreth 16.500 pasuri private dhe 5200 pasuri shtetërore. Prej tij do të përfitojnë rreth 8000 rezidentë apo të emigruar nga këto zona?, u shpreh Artan Lame, Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

Përgjatë gati 30 viteve të tranzicionit, procesi i regjistrimit të pronave ka filluar 2 herë, por është braktisur pa u përfunduar. Por kreu i ASHK-së i premtoi banorëve, që kësaj herë shteti shqiptar do ta çojë deri në fund këtë proces. Në kushtet që Kadastra e Vlorës ka problem me gjetjen e një drejtuesi, pas largimit të para pak ditëve të Viola Himës, e gjashta që dorëhiqet brenda një periudhe të shkurtër kohe, Lame bëri këtë deklaratë.

?I gjithë procesi do të monitorohet nga ekipet tona të dërguara nga Tirana. Kjo për shkak të ekspertizës më të mirë e cila është grumbulluar pranë Drejtorisë së Përgjithshme këtu në Tiranë, por edhe për shkak të shmangies së konfliktit të interesit midis punonjësve lokalë, si dhe për të mos përfshirë në këtë proces një drejtori rajonale si ajo e Vlorës, e cila për fat të keq muajt e fundit ka shfaqur problematika të mbartura e të mahisura prej vitesh?, tha Lame.

Jemi në sezon turistik dhe pas pandemisë, ky sektor po lufton për t?u futur në shinat e duhura. Procesi i regjistrimit të pronave në jug do të zgjasë disa muaj dhe kjo do të krijojë mundësinë për investime të ligjshme, që nga pronari që do të hapë dy apo tre dhoma e deri tek ata sipërmarrës që duan të ndërtojnë komplekse dhe hotele turistike të mëdha.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ASHK#ArtanLame#TopChannel