Megjithëse presidenti Ilir Meta nuk e ka në plan të konsultohet me partitë politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare, kjo nuk i ka stepur socialistët të shpallin preferencën e tyre për një datë, e cila mbart një simbolikë të fortë, atë të ditës kur kremtohet fitorja e aleatëve kundra nazi-fashizmit.
Ky deklarim i numrit dy të PS-së, Taulant Ballës me datën 9 maj 2021, më shumë se një datë rutine zgjedhjesh është një përgjigje indirekte për presidentin se mazhoranca nuk do të pajtohet me ndonjë dekret të mundshëm zgjedhjesh përpara vitit 2021.
?Sa i përket zgjedhjeve parlamentare, sipas ndryshimeve të reja të Kodit, zgjedhjet parlamentare do të jenë më 9 maj të 2021. Kjo është një ditë shumë e mirë, presidenti duhet ta mendojë dhe ta dekretojë këtë datë, pasi zgjedhjet e ardhshme mund të përkojnë me ditën e fitores kundër pushtimit nazifashist, apo siç njihet ndryshe Dita e Evropës?, deklaroi Balla.
Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TaulantBalla#IlirMeta#TopChannel