#tvora #rtvoranews
Mes Shqipërisë e Kosovës lëvizja është kthyer në normalitet pas qeveria e Prishtinës hoqi masat shtesë kundër koronavirusit. Udhëtarëve nga Shqipëria nuk u kërkohet më testi kundër koronavirusit dhe as karantinimi i detyruar, çka ndikoi njerësh në rritjen e fluksit!
Pasi Kosova hoqi masat për udhëtarët, ditën e sotme pikëkalimit të përbashkët Shqipëri-Kosovë, i është rikthyer normalitetit.
Pala kosovare operon vetëm me kontrollin e dokumenteve të identifikimit dhe kontrollit mjekësorë,marrjen e numrit të telefonit dhe destinacioni i udhëtimit për çdo person që hyn në Kosovë.
''Nëse ka temperaturë lajmërojmë qendrën emergjente këtu në Prizren dhe ata vijnë e marrin'', tha Agon Bytyqi mjek në pikën e kontrollit mjekësor të Kosovës.
Ndërkohë, fluksi i lartë i qytetarëve të Shqipërisë për të hyre në Kosovë ka bërë që të krijohen radhë të gjata që në orët e para të mëngjesit edhe pse pala kosovare ka hapur pese sportele.
''Kemi pak që presim por janë të natyrshme këto pritje. Qeveritarët e dinë, po edhe kaq shumë rradhë është gjynah me pas'', shprehen qytetarët.
Për të parë nga afër situatën, në pikën e Kalimit Kufitar Shqipëri-Kosovë ishte Ministri i Shëndetësisë së Kosovës Armend Zemaj.
Për më shumë lexoni në:
https://oranews.tv/article/ska-vetekarantinim-fluks-makinash-ne-morine
Follow TV Ora dhe RTV Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv