Sot në emisionin ?? Rreze Dielli?? ishin të ftuar shkrimtari Enkelejd Lamaj, I cili lëvron gjithmonë zhanerin e horrorit në librat e tij si dhe teologu indian Samad Ghori, I cili jeton prej 10 vitesh në Shqipëri. Ata folën për një temë që ngjall mjaft kuriozitet ?? A ka jetë pas vdekjes??. Të dy të ftuarit janë të mendimit se jeta vazhdon dhe se nuk shuhet kurrë, sipas tyre botët vazhdojnë.
Teologu Samad Ghori thotë se bota tjetër është një e vërtetë e cila do të ndërtohet sipas veprave të njeriut në këtë botë.
Ndërsa të pyetur nëse ka një vazhdimësi të shpirtit dhe a është e vërtetë që shpirti shkon në parajsë, ata ndajnë mendime disi të ndryshme. Teologu Ghora shprehet se shpirtrat do të marrin një formë tjetër në botën ku do të shkojnë ndërsa shkrimtari Enkelejd Lama shprehet se më shumë beson tek universet paralele.
??Unë besoj në universet paralele krahasim me jetën pas vdekjes dhe një gjë që unë bëj këtu reflektohet në një botë paralele dhe kur kam temepraturë dhe shikoj zjarr ndoshta shikoj dicka tjetër që nuk I përket kësaj bote por kjo nuk besoj se ka shumë lidhje me jetën pas vdekjes. Ka shumë eskperienca që kemi dëgjuar , dëshmi të njerëzve që janë në koma, por kjo është një ekspeirencë që është pranë vdekjes dhe jo pas vdekjes, nuk është se vdiq dhe u kthye në jetë dhe na tregoi shiko kur unë të vdes apo ti të vdesësh do ndodhi kjo. Prandaj dhe shkenca e ka të pamundur pasi po nuk e vërtetoj shkencërisht thotë nuk eksizton?? shprehet shkrimtari Enkelejd Lamaj.