Kryeministri Edi Rama deklaroi në fund të javës së kaluar heqjen e taksave për biznesin e vogël. Sipas tij, aktualisht po punohet për një ligj që këto biznese me xhiro vjetore deri 140 mijë dollarë të mos paguajnë asnjë taksë deri në 2029. Rama shtoi gjithashtu se po analizohet mundësia edhe për heqjen e TVSH-së. Por shoqatat që përfaqësojnë këtë biznes, i cili përbën 85% të biznesit në vend, thonë se megjithëse e përshëndesin deklaratën e Ramës, përsëri mbeten shumë skeptikë. Sipas tyre, premtime të tilla janë bërë edhe më herët nga politika që në 2013, por barra mbi bizneset e vogla ka ardhur duke u rënduar, jo vetëm gjatë pandemisë, por edhe përpara saj.
Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/
Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#WakeUp#TopChannel