Supë krem karrotë me patate
Përbërësit:
1 qepë dhe 1 thelpi hudhër
4 karrota
3 patate
1/2 gotë lëng portokalli
600 ml lëng perimesh
kripë dhe piper të zi
1 gotë qumësht
pak vaj ulliri
Përgatitja:
Ngrohim vajin dhe aromatizojmë atë me I thelpi hudhër. Shtojmë qepën dhe e kaurdisim atë sat ë zbutet. Shtojmë karrotat të prera në feta I kaurdisim sëbashku me qepën dhe I shuajmë ato në 1/2 gote lëng portokalli. E lëmë sa karrota të përthith lëngun e portokallit dhe shtojmë patatet dhe lëngun e perimeve. Rregullojmë shijen me kripë dhe piper dhe lëmë perimet të ziejnë për 25 minuta. Kalojmë supën në blender dore dhe e kthejmë atë në krem. E vendosim përsëri në zjarr dhe shtojmë 1 gotë qumësht ose 100 ml krem pure. E servirim duke e shërbyer me disa gjethe majdanozi.