Shqiptari i arratisur nga burgu i Korfuzit - (23 Maj 2000)

2020-06-08 6

Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Ashtu si Konti i Monte Kristos një shqiptar arratiset nga një burg i sigurisë së lartë në ishull. Ky është Fatmir Kallashi, i dënuar me burgim të përhershëm për trafik droge. Me një limë special ai ka prerë hekurat e dritarres dhe pa u gdhirë është hedhur në taracën e burgut, ku që atu ka zbritur në oborr me çarçaf. Nga përtej murit shokët që e prisnin i hodhën një litar të gjatë.

Në çastet e fundit policët në rrugë dalluan arratisjen, por të burgosurin e ka përpirë nata. Bashkë me shokët që e ndihmuan ai u zhduk nëpër pyllin ngjitur me burgun. Ndërkohë patrulla dha alarmin, tek muri ata arritën të kapin edhe dy shqiptarë të tjerë, Sipro Koçin dhe Qani Llanon edhe ata të dënuar për shumë vjet për trafik droge dhe vrasje.

Brenda dy ditësh policia kapi Leonard Çyberin, i cili tregoi se bashkë me dy shqiptarë të tjerë përgatitën nga jashtë arratisjen e Fatmir Kallashit. Çyberi doli menjëherë në gjyq dhe u dënua me një vit burg, por u dënua pasi dënimin e konvertoi në para.

Ministri grek i drejtësisë shkoi vetë në burgun e Korfuzit pas kësaj ngjarje që i vë pikëpyetje emrit i sigurisë së lartë. Ndërkohë që hetuesit janë shprehur se arratisja e të burgosurit është organizuar me profesionalizëm sipas një plani të detajuar mirë dhe është bërë në bashkëpunim nga brenda dhe jashtë institucionit./tvklan.al

Gazetar ? Armir Shkurti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/